Qytete per njerezit
Vlerësime për Qytete për Njerëzit
“Jan Gehl është vëzhguesi më i madh i cilësisë urbane dhe një filozof tejet i nevojshëm i qyteteve, si zgjidhje e krizave mjedisore dhe shëndetësore me të cilat përballemi. Me mbi gjysmën e popullsisë botërore tashmë në zonat urbane, i gjithë planeti duhet të vërë në zbatim mësimet që ai ofron në librin Qytete për Njerëzit.”
— Janette Sadik-Khan, Komisionere e Departamentit të Transportit të Qytetit të Nju Jorkut
“Ky libër shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it, shqyrton disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe shtron sfidat për të ardhmen. Shumë breza do të prijnë jetë më të lumtura dhe qytetet do të jenë më konkurruese, nëse drejtuesit e tyre do të vërejnë me kujdes këshillat e tij.”
— Enrique Peñalosa, ish-kryebashkiak i Bogotás, Kolumbi dhe president i Bordit të Institutit ë Politikave të Zhvillimit dhe Transportit, Nju Jork
“Jan Gehl vazhdon të na mahnitë me idetë e tij, për çfarë i bën qytetet të funksionojnë. Ai ka arritur një shtrirje botërore me këtë libër, mbështetur në punën e bërë në Europë, Australi dhe Amerikë, me të dhëna krahasimore mbi mënyrën se si këmbësorët e përdorin hapësirën publike.
Më interesant është fakti se sa shpejt ai ka mundur të ndihmojë disa nga qytetet, për të shndërruar rrugët e tyre me trafik të rënduar në strehë për njerëzit.”
— Peter Newman, Profesor i Qëndrueshmërisë, Universiteti i Kurtin, Australi, dhe bashkautor i “Qytete elastike” (Island Press)