Projektimi i strukturave te betonit te armuara

Projektimi i strukturave te betonit te armuara

150 150 admin

Projektimi i strukturave te betonit te armuara

Book Cover: Projektimi i strukturave te betonit te armuara
Editions:PDF
ISBN: 978-0-230-30285-3
DOI: 10.37199/t40002606

Qëllimi i këtij libri është të bëjë një prezantim të drejtpërdrejtë të parimeve dhe metodave të projektimit për strukturat prej betoni. Ai u drejtohet kryesisht studentëve dhe
inxhinierëve të rinj, të cilët kërkojnë të kuptojnë teoritë bazike dhe një udhëzues konciz të procedurave të projektimit. Megjithëse metodat e projektimit janë përgjithësisht të
bazuara në standardet europiane (Eurokode), shumica nga teoritë dhe praktikat janë thelbësore dhe prandaj është i nevojshëm edhe në vende jashtë Europës. Kërkimi për harmonizimin e standardeve teknike përgjatë Komunitetit Europian (KE) ka sjellë zhvillimin e një serie të këtyre Eurokodeve Strukturore, të cilat janë dokumente teknike të hartuara me qëllim që të adoptohen nga të gjithë shtetet anëtare. Përdorimi i përbashkët i këtyre standardeve ka si qëllim të ulë barrierat tregtare dhe t’u mundësojë kompanive të konkurrojnë në kushte gati të barabarta brenda EC. Eurokod 2 (EC2) merret me projektimin e strukturave të betonit dhe në Mbretërinë e Bashkuar ka zëvendësuar BS8110. Eurokod 2 përbëhet nga 4 pjesë dhe ka huazuar parimet e gjendjeve kufitare të vendosura në standardet britanike. Ky libër i referohet kryesisht pjesës së parë, që merret me rregullat e përgjithshme për ndërtimet. Eurokodi 2 duhet të përdoret i bashkangjitur me standardet e tjera europiane, duke përfshirë edhe Eurokodin 0 (Bazat e Projektimit), që merret me analiza dhe Eurokod-in 1 (Ngarkesat), që ka të bëjë me ngarkimin e strukturave. Standarde të tjera të nevojshme janë Eurokod 7 (projektimi gjeoteknik) dhe Eurokod 8 (projektimi sizmik).