Performanca e Ndërtesave me Pllaka Beton Arme të Parapërgatitura

Performanca e Ndërtesave me Pllaka Beton Arme të Parapërgatitura

150 150 Valerio Perna

Performanca e Ndërtesave me Pllaka Beton Arme të Parapërgatitura

Book Cover: Performanca e Ndërtesave me Pllaka Beton Arme të Parapërgatitura
Editions:PDF (Albanian)
ISBN: 978-9928-347-08-4
DOI: 10.37199/b40002613

Strukturat e parafabrikuara prej betoni të armuar përbëhen nga elementë të ndryshëm të cilët prodhohen në mënyrë të industrializuar jashtë vendit të ndërtimit. Zhvillimi i teknologjive të konstruksioneve të parafabrikuara beton arme dhe aplikimeve në ndërtesa filloi pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, për shkak të një kërkese të konsiderueshme për banesa në shkallë të gjerë për popullsinë urbane në rritje të shpejtë. Tipologjia e këtyre ndërtesave për qëllime rezidenciale është shumë e përhapur në Shqipëri dhe në vendet e rajonit si p.sh. ish-Jugosllavia, Rumania dhe Bullgaria, në periudhën e viteve 1960-1990. Kjo praktikë ndërtimi ishte veçanërisht e përhapur në vendet me qeveri socialiste/komuniste, në të cilat projektimi dhe ndërtimi i banesave kryheshin vetëm përmes sektorit publik, për shembull ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, dhe gjithashtu u përdor gjerësisht për ndërtimin e banesave shumë-familjare në qytet, zona të disa vendeve europiane, duke përfshirë Shqipërinë, ish-Jugosllavinë, Rumaninë (NBS 1977; Bostenaru Dan dhe Sandu 2004) dhe Bullgarinë (Andonov 2019).

Published:
Publisher: Polis_press
Editors:
Tags: