Tirana – Qyteti i Munguar

Tirana – Qyteti i Munguar

150 150 admin

Tirana - Qyteti i Munguar

Book Cover: Tirana - Qyteti i Munguar
Editions:PDF
ISBN: 978-9928-228-23-9
DOI: 10.37199/b40002601

Tirana e munguar është një përpjekje për të lexuar Tiranën e sotme përmes asaj pjese të së shkuarës së saj që erdhi në dritë pjesërisht ose nuk mundi të vijë në dritë asnjëherë. Tirana e munguar nuk është thjesht një radhitje kronologjike planesh, as edhe një histori urbanistike e zhvillimeve të Tiranës, por është një mënyrë se si mund të trajtohet evolucioni i qytetit jo vetëm duke analizuar atë që ka ndodhur, por edhe duke “gërmuar” në atë që nuk ka ndodhur asnjëherë, që ka ndodhur pjesërisht, ose në atë që mund të kishte ndodhur. Tirana e munguar kthehet kështu në instrument për të kuptuar dhe për të nxjerrë në dritë atë pjesë të pashprehur të qyteteve tona... Tirana e munguar përpiqet të tregojë kështu mënyrën si trajtohet trashëgimia, jo vetëm ajo e ndërtuar, por edhe ajo e mendimeve për qytetin dhe bashkëveprimi që këto mendime kanë me spontanitetin njerëzor. Tirana e munguar është thesari i fshehur i vizioneve dhe i projekteve për Tiranën, i energjive mendore, intelektuale dhe monetare ende të palexuara dhe të pakuptuara siç duhet. Tirana e munguar përpiqet të flasë qartë se Tiranës nuk i kanë munguar vizionet dhe planet për zhvillim, por ajo çka i ka munguar kanë qenë veprimet dhe vazhdimësia e veprimeve si pjesë e vizioneve afatgjata. Tirana e munguar përpiqet të sjellë gjithashtu disa konkluzione për praktikën e planifikimit, mbi vet instrumentin plan dhe dobinë e tyre në transformimin e qytetit. Tirana e munguar është një reflektim i çliruar nga konjukturat e kohës.

Published:
Publisher: Polis_press
Editors:
Cover Artists:
Tags: