Shkencat e Mjedisit dhe Planifikimi Urban 2
Teksti “Shkenca e Mjedisit”, është i hartuar në dy vëllime. Mjedisi Natyror dhe Planifikimi Urban përbëjnë një portë të avancuar zhvillimi për të kuptuar dhe konceptuar drejt bazat e aplikimit në drejtim të njohjes së kontributeve, që këto dy disiplina mund të sjellin për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Qëllimi është të ndërmerren aksione në ndërtimin e një bote të bazuar në respektin për natyrën, të drejtën universale njerëzore, drejtësinë ekonomike dhe të një kulture mbarë botërore të paqes.