Shkenca e Tokës - Vëllimi i Parë
Libri përmbledh njohuritë kryesore për Tokën në kompleks (nën-në-mbi tokë) dhe dukuritë që ndodhin në të: për struk-turën e brendshme të Tokës, shkëmbinjtë dhe mineralet; për relievin dhe pellgun ujëmbledhës; për vetë tokën (dherat) si organizëm; mbulesa e tokës (bimore e shtazore) dhe përdorimi i tokës; pasuritë ujore, klima (temperatura, reshjet, era), rreziqet natyrore me origjinë të brendshme (tërmetet, vullkanet) dhe ato me origjinë të jashtme (gërryerjet, përmbytjet, zjarret, ndotjet etj.), si dhe masat për shmangien e këtyre rreziqeve.