Gjuha Pamore - Pjesa e Parë
Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo-verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar strukturën e brendshme në mënyrë sistematike.