Teoria e Restaurimit

Teoria e Restaurimit

150 150 Valerio Perna

Teoria e Restaurimit

Book Cover: Teoria e Restaurimit
Editions:PDF (Albanian)
ISBN: 9789928347114
DOI: 10.37199/t40002607

Teoria e Restaurimit është përmbledhje e shkrimeve të Cesare Brandit gjatë njëzetë viteve që ai drejtoi Institutin Qendror të Restaurimit në Romë. Periudhë kjo që fillon nga viti 1939, kur ky institut u themelua nga vetë Brandi, deri në vitin 1960 kur ai u largua për të marrë katedrën e Historisë së Artit në Palermo.
Këto shkrime, të punuara gjatë shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore dhe të rindërtimeve të vrullshme të pasluftës, përmbajnë studimet e Brandit për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe artistike.

Cesare Brandi (Siena: 1906 – Vignano: 1988) ishte historian dhe kritik arti. Ai është konsideruar eksponent kryesor i teorisë së restaurimit kritik.
Përvoja e tij e gjerë praktike në Institutin Qendror të Restaurimit në Romë dhe referencat e tij fenomenologjike, kulmuan në atë që u quajt Teoria e Restaurimit Kritik. Në vitin 1963 Brandi botoi këto teori në librin Teoria e Restaurimit që tashmë vjen dhe në shqip.
Propozimet e Brandit në këtë libër patën një ndikim të madh në Kartën italiane të Restaurimit të vitit 1972 dhe, rrjedhimisht, në praktikën aktuale të restaurimit në mbarë botën.

Published:
Publisher: Polis_press
Editors:
Translators:
Tags: