Saranda – Qyteti i Munguar

Saranda – Qyteti i Munguar

150 150 admin

Saranda - Qyteti i Munguar

Book Cover: Saranda - Qyteti i Munguar
Editions:PDF
ISBN: 978-9928-347-06-0
DOI: 10.37199/b40002602

Saranda e munguar është testamenti i gjurmëve të ngjizura nga ngjarjet dhe arsyet kryesore që i dhanë fillim ekzistencës, vazhdimësisë dhe transformimit të qytetit. Ky sekret i shpirtit të qytetit, thesar ende i fshehur, nuk serviret thjesht si nostalgji, por si energji pozitive transformuese dhe si instrument dizajni nga ku mund të marrin jetë vepra të reja drejt një qyteti më të dëshiruar. Qyteti i munguar është rilexim i historisë së qytetit dhe vendmbajtësit të tij gjeografik, me ndjeshmërinë bashkëkohore për të rikuperuar urbanen dhe natyrën në një kohë kur duket se qytetet tona kanë humbur orientimin; është një sinjal për të kuptuar se si fusha e kërkimeve me fokus historinë e qytetit mund të bëhet aktive dhe pjesëmarrëse për të ndërtuar vlera të së ardhmes; përpjekje për të kuptuar se si zgjidhje në të kaluarën mund të ndikojnë të tashmen dhe të ardhmen.
Diferenca midis qytetit real e të përditshëm dhe atij imagjinar, apo midis gjendjes si jemi dhe si duam të jemi, krijon qytetin e munguar. Kjo është hapësira e kërkimit të cilën përpiqemi të eksplorojmë e të risjellim në serinë e qyteteve të munguara. Saranda, si vazhdim i kësaj serie, është rasti i dytë që trajtojmë në këndvështrimin e marrëdhënieve që krijon qyteti me projektet dhe vizionet e hartuara për të, me energjitë mendore, intelektuale, trashëgiminë e tyre, si edhe ndikimin që ato kanë në të ardhmen e qytetit.

Published:
Publisher: Polis_press
Editors:
Cover Artists:
Tags: