Arkitektura dhe Moderniteti
Kalimi nga shoqëria industriale në atë informacionit solli me vete ndryshime të thella edhe në fushën arkitekturës e në mënyrë të veçantë në mënyrën se si punojnë arkitektët.
Prania gjithmonë e më e shpeshtë e informatikës dhe e mënyrave të reja të prodhimit çoi në një reflektim të thellë dhe në përcaktimin e qasjeve të reja që marrin parasysh këto ndryshime. Ky reflektim lidhet me idenë e një arkitekture që bazohet tek subjektiviteti, komunikimi dhe kompleksiteti.
Libri tregon periudhat kryesore të një rrugëtimi të gjatë nga Bauhaus-i tek revolucioni informatik dhe thekson si katalizatorët e këtij procesi ashtu edhe momentet e krizës. Autori vendos në qendër përpjekjet e kërkimit arkitektonik e të protagonistëve të tij të cilit përballeshin me ndryshimet e vazhdueshme të shekullit të fundit.