Pas Shpatullave të Udhëheqësit
Territori I përzgjedhur për studim në këto raste studimore I përket hapësirës së komunikimit mes udhëheqësit dhe qytetarit, I pari si dërgues ndërsa I dyti si marrës. Teorikisht komunikimi mes dy palëve duhet të jetë I pangarkuar nga aspekte që tejkalojnë nevojën për informim përtej thelbit të informacionit që do duhej përçuar sipas një skeme input-output të pastër. Disktutimi I rasteve studimore të përzgjedhura do të përqendrohet tek periudha e pandemisë Covid-19. Gjatë kësaj periudhe patëm angazhimin e shkences në zbulimin, kurimin, parandalimin e pandemisë, dhe vetëm përmes këtij filtri profesionistësh përfundimet e tyre do duhej ti kalonin strukturave shtetërore për ti përkthyer ato në politika në ligje e në veprime.