Te kompozosh arkitekturen
Globalizimi, informacioni, ekologjia, konsumi, migrimet, estetizmi progresiv i shoqërisë, janë disa nga çështjet emergjente që transformojnë mënyrën e të jetuarit dhe për pasojë edhe të ndërtimit të hapësirës ku ne jetojmë. Në këtë panoramë transformimesh gjithëpërfshirëse, autori tregon situatën në të cilën shfaqet arkitektura në raport me përbërësit e saj. Në liber përshkruhen elementët teorikë dhe praktikë, që kanë ndërtuar arkitekturën dhe gjendja e tyre në ditët e sotme. Teksti thekson dhe propozon një seri me konstante arkitektonike si instrumente teoriko-praktike të nevojshme për të ndërtuar hapësirën e banuar.